Familja e Almës tregon tradhëtitë e të shoqit: Pak minuta para se të hidhej në Bunë, pa Ergysin me të dashurën përdore

Vetëvrasja e nënës me tre fëmijët e mitur në lumin Buna ka shokuar qytetarët kudo e kanë dëgjuar. Një ngjarje e rëndë e cila vazhdon ende të mos jetë e zbardhur e plotë ndërsa vetëm pak minuta më herët, 16:20 u gjet edhe vazja e dytë e mitur, 8 vjeçarja. Forcat e Armatosura i kanë […]

Maj 6, 2024 - 17:50
 0
Familja e Almës tregon tradhëtitë e të shoqit: Pak minuta para se të hidhej në Bunë, pa Ergysin me të dashurën përdore

Vetëvrasja e nënës me tre fëmijët e mitur në lumin Buna ka shokuar qytetarët kudo e kanë dëgjuar. Një ngjarje e rëndë e cila vazhdon ende të mos jetë e zbardhur e plotë ndërsa vetëm pak minuta më herët, 16:20 u gjet edhe vazja e dytë e mitur, 8 vjeçarja.

Forcat e Armatosura i kanë vajtur në ndihmë palumbarëve dhe forcave të RENEA dhe FNSH të cilët prej më shumë se 24 orësh vazhdojnë kërkimet. Dhe teksa kërkimet vazhdojnë, mbi motivin dhe shkakun e vetëvrasjes së nënës me tre fëmijët, VoxNews ka zbardhur detaje dhe dëshmi të reja nga familjarë të së ndjerës Alma Bushati Arrazi.

Familjarët e Almës jetojnë në periferi të Tiranës dhe në momentin që kanë dhënë dëshmi të reja janë shprehur të traumatizuar nga ky vendim.

Babi i saj Azem Bushatin dhe motrën, Genta kanë treguar më shumë detaje se kur ka nisur konflikti në çif, a kishte dhunë brenda familjes Arrazi dhe çfarë e shty Almën drejt vetëvrasjes.

Ata tregojnë se “Gjithçka kishte nisur shumë kohë më parë. Kur Ergysi krijoi një lidhje jashtëmartesore me një vajzë shumë më të re se ai. Lidhje e cila vetëm sa u mor vesh nga bashkëshortja u ndërpre. Por sërish Ergysi krijoi një lidhje tjetër me një vajzë 18 vjeçare dhe prej kohësh ai bënte një jetë të dyfishtë.”

Motra e Almës, Genta tregon se e dinte për jetën e dyfishtë të Ergysit dhe se motra e saj kishte vendosur ta pranonte “për hir të dashurisë dhe për hir të fëmijëve”.

“Ergysi ishte i çuditshëm”, kështu e ka përshkruar e motra, Genta e pasi ai ishte i çmendur pas fëmijëve. Ndryshe nga marrëdhënia me bashkëshorten, sipas të gjithë familjes Bushati, ai i donte shumë fëmijët.

Babai i Almës, Azem Bushati, në deklaratën e tij ka treguar se:

“I thashë vajzës sime, ti po e shikon që ai nuk të do më. Lëre të vazhdojë jetën e tij dhe ti vazhdo tënden. Por ajo më tha se nuk mundej ta merrte një vendim të tillë, pasi nuk vijmë nga një familje që ja bëjmë merr një e lësho një. Ne jemi mësuar që të vdesim me atë që martohemi. I thashë që bën mire të marrësh një hap sa nuk ështëvonë, pasi historitëtilla, nuk përfundojnë mirë”.

Kohëve të fundit, sipas dëshmisë së Gentës, e motra e saj kishte përjetuar stres, të shkaktuar nga lidhja që bashkëshorti i saj kishte me një vajzë tjetër. Ajo tregon se kur Alma me fëmijët vinte në Tiranë, Ergysi vinte dhe e kërcënonte t’i jepte fmijët sepse nuk ishin vetem fëmijët e saj. Por sërish Alma kishte vendosur të kthehej në shtëpi. Së fundmi ata jetonin në dhoma të ndara. Ndërsa ka patur jo pak raste, sipas asaj që Alma  i rrëfente së motrës, që Ergysi e ofendonte dhe e fyente.

“O më nxirr fëmijët o ju vrava të gjithëve, – thonte ai.”

Kulmi kishte arritur muajin e fundit, kur në telefonin e bashkëshortit të saj, kishte gjetur videot me 18-vjeçaren, me inicialin A. Për lidhjen e Ergysit kishin qenë në dijeni të gjithë familjarët e tjerë të tij. Madje edhe kunata që ishte e fundit që takoi në kafene, Alma para se të shkonte tek ura e Bunës dhe të hidhej bashkë me tre fëmijët e mitur.

Në një bisedëqë ka pasur me motrën Gentën, ajo i  ka treguar se si në momentin e fundit, përpara lokal “Panorama”, kalon Ergys Arrazi së bashku me të dashurën e tij. Ky ka qenë momenti i fundit që Alma me fëmijët është parë.

Por si mësuan familjarët për zhdukjen e Almës me fëmijët?

“Ishte ora 22 e datës 1 maj, kur Eri (Ergysi) më mori në telefon dhe më pyeti nëse im vëlla ka marrë Almën për të shkuar në Durrës. E pyeta pse a nuk ka ardhur Alma në shtëpi. Më tha jo. Menjëherë mora tim vëlla dhe mu përgjigj nipi. E pyeta nëse ka ardhur halla dhe më tha jo.

Pyeta edhe vëllain nëse kishte folur me të. Provova ta merrja në telefon dhe telefoni i dilte i fikur. Nuk ka ndodhur asnjeherë që Alma të rrijë gjatë pa folur me mua. Vetëm atë ditë kemi folur më pak se çdo here tjetër.”/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.