Familja e mohoi, Arben Lleshit do t’i krahasohet ADN me të motrën! Pritet që ta varrosë Bashkia…

Familjarët e Arben Lleshit, që u vra ne burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj, ngrenë pretendime se viktima nuk është i afërmi i tyre. Në këto kushte Prokuroria ka vendosur të bëjë krahasim ADN me motrën e tij. Pas krahasimit te ADN do të jepet leja Bashkisë për të kryer varrimin. Familja refuzon të kryeje […]

Shkurt 26, 2024 - 11:20
 0
Familja e mohoi, Arben Lleshit do t’i krahasohet ADN me të motrën! Pritet që ta varrosë Bashkia…

Familjarët e Arben Lleshit, që u vra ne burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj, ngrenë pretendime se viktima nuk është i afërmi i tyre.

Në këto kushte Prokuroria ka vendosur të bëjë krahasim ADN me motrën e tij. Pas krahasimit te ADN do të jepet leja Bashkisë për të kryer varrimin.

Familja refuzon të kryeje ceremoninë e varrimit, nga frika e hakmarrjes ndërsa tani kane ngritur pretendimet se nuk është i afërmi i tyre.

Por, kush është Arben Lleshi?

Ai vuante dënimin për vrasjen e një bashkatdhetari në Angli. Në 10 prill 2012 Lleshi ekzekutoi Agim Hoxhën në një apartament në qytetin anglez të Southempton dhe më pas, trupin e tij e dogji në një makinë tip “Mercedes Benz”.

Për këtë ngjarje është dënuar me burg edhe vëllai i autorit, Afrim Lleshi, i cili ka pranuar para gjykatës se ka bashkëpunuar në shfarosjen e trupit të viktimës.

Dy vëllezërit nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për shkaqet se përse e vranë Agim Hoxhën. Sipas mediave britanike, dy vëllezërit Leshi merreshin me drogë në Angli.

Në maj të vitit 2016, Arben Lleshi u ekstradua në Shqipëri, ku më pas u burgos në IEVP Peqin deri ditën e 15 dhjetorit kur u vra nga Sokol Mjacaj në qeli.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.