Familja greke paguan 2500 euro një çeçen që të vriste dhëndrin e tyre shqiptar
Është hedhur dritë sërish mbi rastin tragjik të ekzekutimit të një shqiptari përmes një kontrate vdekjeje në Veria të Greqisë. Ky rast tronditi shtetin helen verën e vitit 2014. Gjykata ka vendosur të mos e lehtësojë vendimn për çeçenin 48 vjeçar me inicialet S.V. i cili ëstë i dënuar me burgim të përjetshëm për “vrasjen […]
Është hedhur dritë sërish mbi rastin tragjik të ekzekutimit të një shqiptari përmes një kontrate vdekjeje në Veria të Greqisë. Ky rast tronditi shtetin helen verën e vitit 2014.
Gjykata ka vendosur të mos e lehtësojë vendimn për çeçenin 48 vjeçar me inicialet S.V. i cili ëstë i dënuar me burgim të përjetshëm për “vrasjen me kontratë” të një 43-vjeçari me origjinë shqiptare për shkak se vjehrrit e tij nuk e donin atë si burrin e vajzën së tyre
Ata i caktuan çeçenit shumën prej 2500 euro “vrasje me kërkesë” të dhëndrit të tyre D.S i cili ishte martuar me vajzën e tyre me martesë civile sepse ishte “i varfër, më i madh, i divorcuar dhe me dy fëmijë të mitur”. Në të vërtetë, në gusht 2014, S.V. së bashku me nipin e tij 37-vjeçar e mbytën me litar shqiptarin dhe e varrosën në një zonë të pyllëzuar.
S iu drejtua gjykatës dhe me urdhër, vjehrrit iu ndalua t’i afroheshin shtëpisë së tij. Megjithatë, babai i 30-vjeçares nuk u dorëzua. Kështu, një mik i familjes e prezantoi atë me S. B, i cili “i cili ishte liruar së fundmi nga burgu, nuk e njihte deri atëherë D.S, ishte i papunë dhe në nevojë të madhe për para”, ndërsa “në të kaluarën ai ishte akuzuar për tre vrasje, në gjendje të qëndrueshme mendore”.
I dënuari e ka pranuar propozimin dhe babai i vajzës i ka dhënë paradhënien prej 1500 euro, ndërsa përveç kësaj “i ka dhënë një përshkrim të plotë të viktimës së mundshme dhe informacione për profesionin dhe zakonet e tij të përditshme dhe i ka treguar se për shkak të fiziku dhe pamja superiore atij do t’i duheshin të paktën dy persona për të ekzekutuar kontratën.
Në të vërtetë, S.V. u bashkua me nipin e tij, me të cilin hartuan planin e veprimit, pasi kishin blerë më parë litar. Ata e vendosën jashtë fshatit dhe ndërsa viktima e mundshme kalonte me makinën e tij, “i bllokuan rrugën duke pretenduar se donin të flisnin me të për ndonjë punë, e bindën të dilte nga makina. Makina e shqiptari mbeti drita ndezur, derën hapur dhe çelësin në ndezës, ndërsa në sediljen e pasagjerit kanë mbetur të gjitha sendet personale, përfshirë celularin.
Në makinën e çeçenit e kanë çuar atë në një zonë të shkretë 1.5 kilometra jashtë fshatit “e kanë rrahur duke i shkaktuar gërvishtje dhe mavijosje si dhe thyerje të dhëmbëve dhe më pas e kanë mbytur me litar duke i shkaktuar mbytjen”. Pastaj hapën një gropë “i hoqën rrobat përveç të brendshmeve që kufoma të dekompozohej më shpejt dhe e varrosën përafërsisht” dhe i hodhën degë sipër.
Pas zhdukjes së tij nisën menjëherë hetimet nga policia e Imathia. Kamerat identifikuan autorët, të cilët tentuan pa sukses të dokumentonin një alibi, duke pretenduar se në momentin e ngjarjes kanë qenë me persona të tjerë, të tretë, se 1500 eurot ishin huazuar etj. Megjithatë, 48-vjeçari është thyer gjatë marrjes në pyetje dhe ka treguar varrin e të huajit, jashtë Verias, në vendin e e quajtur Patrida.
48-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa me të njëjtin dënim vjehrri i viktimës dhe nipi 37-vjeçar i autorit, ndërsa bashkëshortja e 54-vjeçarit me 12 vite burg, shkruajnë mediat greke.
Çeçeni apeloi në Gjykatën e Lartë duke kërkuar që vendimi i apelit të anulohej duke përmendur mungesën e arsyetimit dhe arsye të tjera procedurale. Juristët e Departamentit të 5-të Penal i hodhën poshtë si të pabaza dhe të paqarta të gjitha pretendimet e tij, duke vërtetuar vendimin e apelit.
/f.s
What's Your Reaction?