Familjarë dhe miq i japin lamtumirën e fundit, Matthew Perry

Chandler Bing është përcjellë për në banesën e fundit. Aktori Matthew Perry u vu të pushojë në një varrezë në Los Angeles pas një funerali privat të premten. Të pesë miqtë e tij nga sitcomi “Friends” morën pjesë në funeral së bashku me familjen e Perry-t. Kujtojmë se 54-vjeçari u gjet i pajetë në banesën […]

Nëntor 4, 2023 - 15:40
 0
Familjarë dhe miq i japin lamtumirën e fundit, Matthew Perry

Chandler Bing është përcjellë për në banesën e fundit. Aktori Matthew Perry u vu të pushojë në një varrezë në Los Angeles pas një funerali privat të premten.

Të pesë miqtë e tij nga sitcomi “Friends” morën pjesë në funeral së bashku me familjen e Perry-t.

Kujtojmë se 54-vjeçari u gjet i pajetë në banesën e tij në Los Angeles fundjavën e kaluar.

Shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende. Ekzaminimi pas vdekjes nuk ishte përfundimtar dhe zyrtarët janë në pritje të rezultateve të testeve toksikologjike.

Perry luajti Chandler Bing-un e mençur në serialin Friends nga viti 1994 deri në 2004 dhe vdekjen e tij shkaktoi hidhërimi tek fansat dhe kolegët e tij nga seriali me të cilët ishte i afërt edhe në jetën reale.

Forest Laën Memorial Park është vendi i pushimit të shumë yjeve të Hollivudit duke përfshirë Carrie Fisher, Paul Walker dhe Stan Laurel.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.