Familjarët rrëfejnë rrethanat e vdekjes së 20-vjeçarit: Shkak tërmeti, vuante nga…
Daniel Rika, 20-vjeç humbi jetën pasi u rrëzua nga shkallët për shkak të panikut nga tërmeti i mesnatës në Lushnje. Të afërm të viktimës kanë deklaruar për mikrofonin e Top Channel se i riu humbi jetën pasi ka rënë në shtëpi. “Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur është çuar dhe […]
Daniel Rika, 20-vjeç humbi jetën pasi u rrëzua nga shkallët për shkak të panikut nga tërmeti i mesnatës në Lushnje. Të afërm të viktimës kanë deklaruar për mikrofonin e Top Channel se i riu humbi jetën pasi ka rënë në shtëpi.
“Nipi ka qenë i sëmurë. Mesa mora vesh unë është trembur është çuar dhe ka rënë dhe ka vdekur. Nuk e di se si ka rënë. Unë tani erdha në spital sepse isha te shtëpia dhe më thanë që e ka marrë ambulanca dhe e ka prurë. Ka qenë i vdekur kur e kanë sjellë në spital. Ai ishte i sëmurë, ka qenë shtruar”,-tha një i afërmi i viktimës.
Nga ana tjetër, një tjetër i afërm theksoi se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
I afërmi: Iku me nusen, vajti te shtëpia dhe më tha që kishte vdekur çuni nga tërmeti.
Si nga tërmeti? Ishte në gjumë?
I afërmi: Më duket se po.
Nga çfarë probleme shëndetësore vuante?
I afërmi: Më duket se vuante nga ana mendore. Ka pasur probleme të shëndetit mendor dhe merrte edhe kurime.
Po shtëpia ka pësuar dëme nga tërmeti?
I afërmi: Nuk di gjë.
What's Your Reaction?