Fati i keq i Dorjos, i ra për pjesë një i droguar që i mori jetën pak ditë pas martesës

Dorjo Duka humbi jetën në një aksident tragjik disa ditë më parë në Itali. Makina me të cilën udhëtonte i riu shqiptar, u

Janar 25, 2024 - 11:57
 0
Fati i keq i Dorjos, i ra për pjesë një i droguar që i mori jetën pak ditë pas martesës

Dorjo Duka humbi jetën në një aksident tragjik disa ditë më parë në Itali.

Makina me të cilën udhëtonte i riu shqiptar, u përplas kokë më kokë me një Mercedes, i cili ndodhej në korsinë e kundërt.

Siç bëjnë me dije mediet italiane, 45-vjeçari që drejtonte Mercedesin ishte nën efektin e alkoolit dhe drogës.

Si pasojë e përplasjes Dorjo Duka humbi jetën ndërsa kushëriri i tij 25-vjeçar mbeti i plagosur rëndë.

Fatmirësisht, 25-vjeçari ndodhet rrezikut dhe është ende i shtruar në terapi intensive në Pordenone.

Kujtojmë që Dorjo kishte vetëm 9 ditë që ishte martuar.

Ditën e djeshme, 24 janar, trupi i Dukës u nis drejt Shqipërisë, dhe nesër, më 26 janar do t’i jepet lamtumira e fundit në Tiranë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.