Fati i Vis Martinajt, Balla: Është një ngjarje e rëndë dhe e rëndësishme, policia ka shumë informacione

Në konferencën për mediat, ku bëri bilancin e 2023, ministri i Brendshëm Taulant Balla iu përgjigj interesit të medias lidhur me fatin e

Janar 4, 2024 - 14:06
 0
Fati i Vis Martinajt, Balla: Është një ngjarje e rëndë dhe e rëndësishme, policia ka shumë informacione

Në konferencën për mediat, ku bëri bilancin e 2023, ministri i Brendshëm Taulant Balla iu përgjigj interesit të medias lidhur me fatin e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, i zhdukur tashmë prej muajsh.

Balla tha se policia ka shumë informacione për këtë çështje, por shtoi se verifikimi i fakteve kërkon kohë.

“E mora detyrën më 15 korrik 2023

Kjo çështje ka qenë një nga ato të orëve ta para, mbetet sfidë e pazgjidhur ende, sa i përket referimit përfundimtar në gjykatë.

Policia ka shumë informacion për këtë çështje, por dokumentimi kërkon ende kohë, mund e angazhim nga policia, unë nuk do jap një informacion. Kur ta kemi një pasqyrë të plotë për çështjen. Mezi pres të dal para jush për të sqaruar publikun. Mendoj është ngjarje e rëndë e rëndësishme që ka të bëjë me indikatorët e performacës së punës së policisë. Drejtori i policisë e di peshën e gurit të rëndë të urdhërit të kryeministrit, po bëjmë çka është e mundur për ti shkuar në fund të kësaj çështjeje. S’dua të ndaj informacione sepse janë të klasifikuara sekret”, tha Balla.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.