Fati kundër/ Dikur mbronte shpërndarësit e drogës në gjyq, historia e avokatit që u kthye në përdorues dhe ra në burg

Në podcast-in e radhës “Fol me Anila Hoxhën që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte përdorimi i drogës. Kjo plagë të shoqërisë që ka kthyer në përdorues të rritur dhe fëmijë, që ka prodhuar fenomene të tjera pasi policia raporton arrestimin e përdoruesve si autorë […]

Shkurt 24, 2024 - 20:23
 0
Fati kundër/ Dikur mbronte shpërndarësit e drogës në gjyq, historia e avokatit që u kthye në përdorues dhe ra në burg

Në podcast-in e radhës “Fol me Anila Hoxhën që transmetohet të shtunën e fundit të çdo muaji në Top Albania Radio, tema e diskutimit ishte përdorimi i drogës.

Kjo plagë të shoqërisë që ka kthyer në përdorues të rritur dhe fëmijë, që ka prodhuar fenomene të tjera pasi policia raporton arrestimin e përdoruesve si autorë ngjarjesh kryesisht dhunë dhe vjedhje, e nga ana tjetër vërehet se trajtimi i tyre në qeli mbetet i vështirë.

Droga nuk zgjedh. Mund të përfshijë në kthetrat e veta edhe njeriun më të pasur, njeriun më të edukuar, ashtu edhe ai që është i pastrehë. E pazakontë është rasti i një avokati i sjellë në emisionin “Fol me Anila Hoxhën”.

Ai mbronte të arrestuarit, mes tyre edhe shpërndarës droge, por askush nuk e ka të qartë se si përfundoi në burg si përdorues droge.

“Ne trajtuam historinë e një avokati i cili nga një avokat dhe mbrojtës i të dyshuarve dhe të akuzuarve ai, sot gjendet i paraburgosur në një burg në Shqipëri. Pikërisht këtij degradimit dhe të këtij robërimi nga varësia e drogës”-tha gazetarja Anila Hoxha.

600 persona u arrestuan së fundmi si shpërndarës droge në të gjithë vendin e megjithatë ky është vetëm njëri aspekt. Nuk disponohen të dhëna se sa është numri i përdoruesve qoftë dhe përafërsisht./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.