“Fati luan lojëra të çuditshme”, Meri tregon cila shenjë do të ketë periudhën më të mirë për 3-vjeçarin e fundit

Meri Gjini ka treguar se çfarë e pret çdo shenjë të Horoskopit gjatë kësaj jave, teksa ishte e ftuar në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Ajo ka dhënë këshillat për të gjitha shenjat dhe ka treguar se në cilat çështje duhet të kenë kujdes gjatë ditëve në vijim. Dashi: Faktori i […]

Prill 8, 2024 - 11:10
 0
“Fati luan lojëra të çuditshme”, Meri tregon cila shenjë do të ketë periudhën më të mirë për 3-vjeçarin e fundit

Meri Gjini ka treguar se çfarë e pret çdo shenjë të Horoskopit gjatë kësaj jave, teksa ishte e ftuar në studion e “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

Ajo ka dhënë këshillat për të gjitha shenjat dhe ka treguar se në cilat çështje duhet të kenë kujdes gjatë ditëve në vijim.

Dashi: Faktori i riskut dhe lëvizjeve të nxituara është prezent. Eklipsi i Diellit me këtë hyrje të Hënës së re sonte deri në orët e para të ditës së nesërme është prezent te ju. Mërkuri në të kundërt është po te ju dhe Venusi gjithashtu. Jeni në qendër të vëmendjes me ato çorientimet tuaja në lidhje me ekonominë, në lidhje me planet dhe llogaritë që keni bërë për planet. Me korrigjime të vogla do të arrini shumë më shpejt në rezultatin që prisni.

Demi: Fillimi i javës nuk është me humor të mirë më teper prej frikërave të veta. Kujdes me emocionet tuaja dhe si shpreheni te njerëzit që i përkasin shtëpisë dhe familjes. Sa i përket vendosjes së Marsit me Saturnin në trekëndësh me Uranin e tyre, në datën 10 të javës, duket sikur favorizon shumë lëvizje që kanë të bëjnë me zyrat, me bankat dhe çështje pronësie.

Binjakët: Nëse duan t’i marrin maksimumin kësaj periudhe puna në grup do të ishte e vetmja formë që të kishin rezultatin që dëshirojnë. Sa i përket eklipsit, është pak lodhje dhe i duket sikur punojnë shumë më tepër dhe marrin pas më pak mirënjohje. Hëna e re do të favorizojë ata që kanë punë në grup.

Gaforrja: Mërkuri në të kundërt gjatë kësaj jave do të ulë pak vigjilencën, megjithatë ju duhet të jeni të kujdesshëm në dalje konluzionesh për çfarëdolloj analize apo vendimi filtrojini mirë informacionet. Dita e mërkurë dhe e enjte me Saturnin mbi Diellin, ju del instiktivisht maturia. Sa i përket Venusit te Dashi dhe Uranit që është në hyrje të drejtpërdrejtë me Neptunin, do të shënojë fillimin e një periudhe më të mirën e mundshme nga e mërkura e kësaj jave deri në fundin e majit, shënon periudhën më të mirë për 3-vjeçarin e fundit.

Luani: Duket sikur fati luan lojëra të çuditshme me Luanët dhe me këtë eklips dhe këtë Hënë të re te Dashi duket sikur sjell nga njëra anë mundësira të mira dhe nga ana tjetër nxjerr problematika që e bëjnë të vështirë të fokusohen në këto mundësi. Pak kujdes me shëndetin e tyre sot dhe nesër.

Virgjëresha: Me çështje që u përkasin bashkëpunëtorëve do të merren gjatë ditëve të eklipsit, por gjithashtu do të merren me çështje që i përkasin pjesës së ekonomisë. Saturni është në hyrje të drejtpërdrejtë me Marsin përballë tyre që bën të mundur të mos nxitohen në gjykimin e seriozitetit të njerëzve me të cilët bashkëpunojnë.

Peshorja: Dita e sotme vazhdon të ketë pak pasiguri në lidhje me fizikun dhe shëndetin e vet. Janë problematika të momentit, por nuk ka problematika më të mëdha se kaq. Është një fazë shumë e mirë. Ta shfrytëzojnë Peshoret që kanë ambicie karriere.

Akrepi: Do të duhet të merren me çështje që i përkasin familjes. Sa i përket Saturnit dhe Marsit, gjykim të gabuar do të bëjnë edhe Akrepët në lidhje me njerëzit që punojnë.

Shigjetari: Guximi është i pranishëm në fjalë, vendosje dhe veprime. Mos të harrojnë që në katërkëndësh me Diellin e tyre është Saturni dhe Marsi, për Shigjetarët e maturuar dhe të duruar është një periudhë fantastike.

Bricjapi: Me tematika që i përkasin punës dhe shtëpisë janë shqetësimet që do të kenë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Megjithatë nuk ka asnjë gjë për t’u shqetësuar. Në natyrën e tyre duan kohën e vet për të zgjidhur çështjet.

Ujori: Kanë hapur shumë fronte, por nga e mërkura bëhet seleksionimi me çfarë duhet të merren dhe çfarë jo. Nuk është java e duhur për të dhënë premtime sepse do të ishin vendosje të gabuara që do t’i stresonin shumë.

Peshqit: Saturni dhe Marsi janë në hyrje të drejtpërdrejtë te ta që do të thotë, çështjet serioze, të shtëpisë dhe të shëndetit dalin prioritet dhe kërkojnë zgjidhje pak më të nxituar se zakonisht. Mos të nxitohen me komunikimin. Në vendosjen e Uranit me Jupiterin duket se minimalja janë fjalë që do t’i mbushin me buzëqeshje.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.