Fatjon Dervishi, i përfshirë në atentatin ndaj “Akilit”?
Fatjon Dervishi, i vrarë në 28 Shtator 2023, tek shinat e trenit në Sukth të Durrësit, dyshohet të ketë qenë I përfshirë në tentativën për vrasjen e Xhevdet Plakut. Në bazë të hetimeve të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se Dervishi ishte mik me Dejvi Gjermenin, […]
Fatjon Dervishi, i vrarë në 28 Shtator 2023, tek shinat e trenit në Sukth të Durrësit, dyshohet të ketë qenë I përfshirë në tentativën për vrasjen e Xhevdet Plakut. Në bazë të hetimeve të kryera nga ana e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar rezulton se Dervishi ishte mik me Dejvi Gjermenin, i arrestuar në Holandë për këtë çështje.
Organi i akzuës do të kërkojë informacion nga drejtësia hollandeze në lidhje me këtë çëshjte. Burime nga SPAK bën me dije se nga autoritet Hollandeze mund të marrin informacione që mund të çojnë në zbardhjen e vrasjes së Fatjon Dervishit.
Xhevdet Plaku me pseudonimin “Akili” është shumë i njohur në botën e krimit, për çështje të trafikut të drogës jashtë vendit. Ai ka 25 identitetet. Sipas hetimeve të SPAK Plaku u ka shpëtuar 3 tentativave për vrasje nga Rexhep Arapi. Konflikti mes tyre dyshohet të jetë vrasja e vëllait të Arapit në Itali në vitin 2000. Rexhep Arapi dyshonte se Xhevdet Plaku, ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij.
Për këtë çështje i është komunikuar masë e dytë sigurimi edhe ish-polici Dedan Gjoni. Sipas hetimeve të prokurorisë ai komunikonte me Dejvi Gjermenin dhe me kërkesë të këtij të fundit, i kishte dhënë informacione dhe siguruar kushtet për vrasjen e shtetasit Xhevdet Plaku në Shtator 2019. Ngjarja ishte planifikuar të ndodhte pranë komisaritit të policisë, pasi Dedan Gjoni kishte shoqëruar për ta marrë në pyetje Xhevdet Palkun.
Në bazë të dokumentave të sekuestruara nga SPAK rezulton se Xhevdet Plaku u shoqërua në orën 10 të paradites dhe u lirua në orën 20:10 të 19 Shtatorit 2019. Atentati u sabotua nga vetë Gjermeni, për shkak të frikës se mund të identifikohej duke larguar Rexhep Arapin nga komisariati para lirimit të Plakut. Gjermeni informacionet i kishte kërkuar për tu ardhur në ndihmë mikut të tij Rexhep Arapin i njohur si Kep Arapi. Ngjarja e vitit 2000 që ka qenë edhe zanafilla e hakmarrjes dyshohet të ketë ndodhur për çështje të trafikut të drogës.
/a.r
What's Your Reaction?