FBI heton shpërthimin e një automjeti në urën që lidh Shtetet e Bashkuara me Kanadanë
Byroja Federale e Hetimeve, FBI, po heton shpërthimin e një automjeti në urën “Rainbow” që lidh Shtetet e Bashkuara me Kanadanë pranë Ujëvarës
Byroja Federale e Hetimeve, FBI, po heton shpërthimin e një automjeti në urën “Rainbow” që lidh Shtetet e Bashkuara me Kanadanë pranë Ujëvarës së Niagarës, thuhet në një deklaratë të agjencisë amerikane të zbatimit të ligjit. Ngjarja ndodhi pranë pikës së kontrollit kufitar.
Autoritetet në shtetin e Nju Jorkut po shqyrtojnë incidentin, tha guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul në një postim në rrjetin X të mërkurën.
Stacioni televiziv lokal WIVB raportoi se të katër pikat kufitare me Kanadanë në pjesën perëndimore të Nju Jorkut u mbyllën të mërkurën për shkak të një shpërthimit të automjetit në urë. Agjencia e lajmeve nuk mund ta konfirmonte raportin.
Deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka patur komente nga roja kufitare amerikane apo kanadeze. Po ashtu nuk ka patur reagime nga zyrtarë të Departamentit të Shtetit lidhur me njoftimet për mbylljen e pikave të kalimeve kufitare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë./voa
What's Your Reaction?