“Fëmijën e hodhëm në kosh sepse lindi i vdekur”, mjeku grek: Kjo është mënyra për të vërtetuar pohimin e babait

Ngjarja e rëndë që u regjistrua në Greqi, ku një baba hodhi foshnjën në koshin e plerave ka shkaktuar jo pak reagime. Babai,

Maj 11, 2024 - 16:15
 0
“Fëmijën e hodhëm në kosh sepse lindi i vdekur”, mjeku grek: Kjo është mënyra për të vërtetuar pohimin e babait

Ngjarja e rëndë që u regjistrua në Greqi, ku një baba hodhi foshnjën në koshin e plerave ka shkaktuar jo pak reagime. Babai, pas identifikimit dhe shoqërimit në polici, ka deklaruar e këtë veprim e kryen, pasi sipas tij foshnja kishte lindur pa shenja jete.

Por sipas mjekut Grigoris Leon, ka një mënyrë për të zbuluar nëse fëmija ka vdekur gjatë lindjes, apo më pas.

“Mund të bëhet me një sërë analizash, ashtu si procesi i autopsisë. Mund të kryqëzohet nëse lëndimet janë ante-mortem ose post-mortem. Ekzaminimi ose do të konfirmojë ose mohojë atë që tha babai”, tha mjeku për televizionin grek “Mega”. 

Babai 24-vjeçar i foshnjës së vdekur në Vravrona ka rrëfyer se e ka hedhur në plehra fëmijën e tij pasi siç pretendon ai ka lindur i vdekur. Rasti i rëndë  u kuptua pasi gruaja shkoi në spital me gjakderdhje dhe mjekët kuptuan se ajo ose kishte bërë lindje ose abort./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.