Fëmijët e Dodik në “listën e zezë” të SHBA/ Reagon vajza: S’ka privilegj më të madh, faleminderit shumë

Vajza e liderit serb të Bosnjes, Milorad Dodik, e cila bashkë me të vëllanë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me vendimin. Përmes një postimi në platformën X, Gorica Dodik me nota ironike ka falenderuar ambasadën amerikane, teksa shkuan se për të nuk ka privilegj më të madh se sa të jetë në […]

Tetor 20, 2023 - 20:45
 0
Fëmijët e Dodik në “listën e zezë” të SHBA/ Reagon vajza: S’ka privilegj më të madh, faleminderit shumë

Vajza e liderit serb të Bosnjes, Milorad Dodik, e cila bashkë me të vëllanë është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me vendimin.

Përmes një postimi në platformën X, Gorica Dodik me nota ironike ka falenderuar ambasadën amerikane, teksa shkuan se për të nuk ka privilegj më të madh se sa të jetë në listën e zezë.

“Faleminderit shumë, nuk ka privilegj më të madh në këtë ditë dhe kohë se sa të jesh në listën tuaj të zezë, është prova se ne nuk jemi agresorë dhe kriminelë si ju. Duart tuaja janë me gjal deri në bërryla, kushdo që ju mbështet ju është bashkëpunëtor në krimet tuaja të tmerrshme rreth botës.

E vërteta është se ju udhëhiqni korrupsionin në të gjithë botën përmes kompanive të ndyrshme dhe ata që nuk iu binden i quani kriminelë. Përshëndeteni presidentin tuaj pedofil, djalin e tij të droguar dhe të afërmit e tij të shumtë”, shkuan Gorica Dodik.

SHBA vendosI sanksione ndaj individëve dhe subjekteve që lidhen me nacionalistin serb dhe pro-rus Milorad Dodik. Njoftimi u dha nga Departamenti amerikan i Thesarit. Gorica dhe Igor Dodik, dy fëmijët e Dodik janë gjithashtu në listën e sanksioneve. Në listën e sanksioneve të Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja janë shtuar edhe bizneset si “Agape”, i lidhur me Gorica dhe Ivan Dodikun, kompania “Agro Voce”, e cila është e lidhur me Goricën, kompania “Fruit Eco”, e lidhur me Igorin dhe kompania “Global Liberty”, e lidhur me dy fëmijët e Dodikut. Nacionalisti serb, i njohur edhe si lider pro-rus, është sanksionuar nga SHBA-ja më 5 janar të vitit 2022. Millorad Dodik është sanksionuar më parë edhe nga Britania e Madhe bashkë me presidenten e Republika Srpskas, Zhelka Cvijanoviçin për shkak të përpjekjeve të tyre për të minuar legjitimitetin dhe funksionalitetin e Bosnjës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.