Fenomeni/ Athina u bë portokalli nga pluhuri afrikan (VIDEO)

Ngjan me skena apokaliptike, por kjo ishte situata në Athinë pasditen e së martës teksa pluhuri saharian i ardhur nga Afrika mbuloi kryeqytetin e Greqisë dhe disa qytete të tjera në vend. Pluhuri me densitet të lartë i dha një ngjyrim portokalli në të verdhë Athinës, një fenomen që autoritetet greke e konsiderojnë si më […]

Prill 24, 2024 - 10:45
 0
Fenomeni/ Athina u bë portokalli nga pluhuri afrikan (VIDEO)

Ngjan me skena apokaliptike, por kjo ishte situata në Athinë pasditen e së martës teksa pluhuri saharian i ardhur nga Afrika mbuloi kryeqytetin e Greqisë dhe disa qytete të tjera në vend.

Pluhuri me densitet të lartë i dha një ngjyrim portokalli në të verdhë Athinës, një fenomen që autoritetet greke e konsiderojnë si më të keqin prej vitit 2018.

Kjo mjegull sahariane kufizonte ndjeshëm dukshmërinë, ndërsa shkaktonte probleme edhe në rrugët e frymëmarrjes së qytetarëve.

Ditën e sotme pritet përmirësim i situatës, sipas meteorologëve grekë.

Shkretëtira e Saharasë lëshon 60 deri në 200 milionë tonë pluhur mineral në vit, një pjesë e të cilave bien në tokë, ndërsa grimcat më të vogla udhëtojnë mijëra kilometra duke arritur deri në Europë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.