Fermerët italianë sërish në protestë, bllokojnë rrugët për në Romë

Mobilizimet e reja të fermerëve italianë sjellin sërish traktorët në Romë. Dhjetra drejtues mjetesh rurale organizuan fillimisht një marshim proteste në autostradën rajonale

Shkurt 20, 2024 - 20:54
 0
Fermerët italianë sërish në protestë, bllokojnë rrugët për në Romë

Mobilizimet e reja të fermerëve italianë sjellin sërish traktorët në Romë. Dhjetra drejtues mjetesh rurale organizuan fillimisht një marshim proteste në autostradën rajonale të Qytetit të Përjetshëm dhe më pas për rreth dy orë bllokuan qarkullimin në Via Nomentana, që lidh qendrën e kryeqytetit italian me rajonin e gjerë.

Kërkesa kryesore e protestuesve është që të takohen sërish me ministrin italian të Bujqësisë Francesco Lollobrigida, të vendosin çmime të drejta për shitjen e produkteve të tyre dhe të nisin një dialog të përhershëm me qeverinë për problemet kryesore të sektorit të bujqësisë.

Fermerët dhe blegtorët nga Sardenja, në të njëjtën kohë, kërkuan që të mund të kishin një takim të shkurtër në ishullin e tyre me kryeministren italiane Giorgia Meloni.

Ajo do të shkojë nesër, të mërkurën në Sardenjë, në kuadër të një nisme parazgjedhore të aleancës konservatore, në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën e ardhshme. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.