Fermerët italianë “zbarkojnë” në Sanremo, ftesa nga prezantuesi i festivalit

Me praninë e tyre simbolike në Festivalin e Këngës Italiane në San Remo, fermerët e lëvizjes italianë duan që sonte të marrin pjesë

Shkurt 8, 2024 - 11:33
 0
Fermerët italianë “zbarkojnë” në Sanremo, ftesa nga prezantuesi i festivalit

Me praninë e tyre simbolike në Festivalin e Këngës Italiane në San Remo, fermerët e lëvizjes italianë duan që sonte të marrin pjesë në natën e tretë të këtij kompeticioni muzikor, të transmetuar drejtpërdrejt nga televizioni publik Rai, për të paraqitur kërkesat e tyre.

Në Sanremo, jashtë Genovas, deri më tani kanë mbërritur shtatë traktorë. Pas ftesës relative të Amadeus, prezantues dhe drejtues artistik i Festivalit, fermerët pritet të mund të ngjiten në skenën e teatrit Ariston, ose të lidhen nga rruga kryesore e qytetit, gjatë mbrëmjes së tretë të këtij festivali.

Ndërkohë, nesër, e premte, do të organizohet një demonstratë e fermerëve në kryeqytetin italian, në sheshin qendror San Giovanni në Lateran. Mobilizimi do të bëhet pas dialogut me autoritetet policore dhe prefekturën dhe organizatorët kanë bërë të qartë se megjithë disa shqetësime të pashmangshme, ata nuk synojnë të paralizojnë trafikun në të gjithë qytetin e përjetshëm. Sipas informacioneve, në këtë protestë të re pritet të marrin pjesë rreth 1500 fermerë, por me vetëm dhjetë traktorë.

Javën e ardhshme pritet të organizohet një demonstratë e re masive në qendër të Romës, ndoshta në Circo Massimo, pak larg nga Koloseu. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.