Fermerët përplasen me policinë në Bruksel, ngrenë barrikada me pleh organik (VIDEO)

Fermerët belgë janë duke u përplasur me policinë, teksa protesta e tyre në qendër të Brukselit ka agravuar. Rreth 300 traktorë u rreshtuan në qendër të qytetit dhe Rue de la Loi u bllokua nga fermerët. Nën tingujt e muzikës dhe parullave, fermerët ngritën barrikada me pleh organik dhe goma. Police using water cannon to […]

Shkurt 26, 2024 - 11:05
 0
Fermerët përplasen me policinë në Bruksel, ngrenë barrikada me pleh organik (VIDEO)

Fermerët belgë janë duke u përplasur me policinë, teksa protesta e tyre në qendër të Brukselit ka agravuar.

Rreth 300 traktorë u rreshtuan në qendër të qytetit dhe Rue de la Loi u bllokua nga fermerët. Nën tingujt e muzikës dhe parullave, fermerët ngritën barrikada me pleh organik dhe goma.

Policia tentoi të bllokonte kalimin e fermerëve duke hedhur ujë për shpërndarjen e tyre, por ata thyen kangjellat dhe iu afruan godinës ku sot do të mblidhen ministrat e Bujqësisë të 27 vendeve anëtare të BE-së.

Më pak se një muaj pas atij që u cilësua si një mobilizim “historik” bujqësor në kryeqytetin belg, zhvilluar më 1 shkurt, kur më shumë se 1300 traktorë vërshuan rrugët e lagjes evropiane, sot fermerët po kthehen për të shprehur zemërimin e tyre për mungesën e përgjigjeve konkrete nga autoritetet evropiane.

Siç raporton gazeta belge Le Soir, demonstrata e sotme përfshin sindikatat bujqësore nga Wallonia dhe Flanders (pjesët jugore dhe veriore të Belgjikës), si dhe fermerë nga Franca, Italia, Spanja, Gjermania dhe Luksemburgu.

Ndër kërkesat kryesore të fermerëve, të cilat thonë se ende nuk janë dëgjuar, janë: ulje e barrës administrative, përfundimi i marrëveshjeve të tregtisë së lirë dhe rritja e  buxhetit të Politikës së Përbashkët Bujqësore.
/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.