Festa e shfrenuar dhe banderolat e turpshme, Dumfries i kërkon falje Theos

Pas festës së shfrenuar në Duomo dhe shpalosjen e disa banderolave kundër rivalëve të Milanit, tek Inter kanë bërë prapakthehu. Denzel Dumfries i ka kërkuar falje në rrjetet sociale Theo Hernandez për pankartën aq shumë të diskutuar, të mbajtur gjatë paradës me autobus në qytet. Në një postim në rrjetet sociale, holandezi shkruan se ajo […]

Prill 30, 2024 - 15:10
 0
Festa e shfrenuar dhe banderolat e turpshme, Dumfries i kërkon falje Theos

Pas festës së shfrenuar në Duomo dhe shpalosjen e disa banderolave kundër rivalëve të Milanit, tek Inter kanë bërë prapakthehu.

Denzel Dumfries i ka kërkuar falje në rrjetet sociale Theo Hernandez për pankartën aq shumë të diskutuar, të mbajtur gjatë paradës me autobus në qytet.

Në një postim në rrjetet sociale, holandezi shkruan se ajo banderolë shfaqte një imazh të papërshtatshëm dhe që nuk i përket aspak futbollit dhe mesazhit që duhet të përçojmë.

“Gjithçka ishte një gabim”, shkroi mes të tjerash futbollisti zikaltër. Marrëdhënia e tij me Theo Hernandez nuk është aspak e mirë siç e dëshmoi edhe përplasja e ndodhur në derbin e fundit, që rezultoi më pas dhe me përjashtimin e të dyve nga fusha e lojës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.