Festat e fundvitit kthejnë emigrantët në atdhe, nis fluksi në doganat e juglindjes

Krishtlindja dhe Viti i Ri janë periudha kur shqiptarët kthehen në familjet e tyre për të festuar. Prej datës 20 Dhjetor në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës shifrat e mjeteve dhe qytetarëve që kalojnë kanë ardhur në rritje. Në 48 orët e kaluara vetëm nëpërmjet Kapshticës kanë hyrë 5937 shtetas nga […]

Dhjetor 22, 2023 - 09:06
 0
Festat e fundvitit kthejnë emigrantët në atdhe, nis fluksi në doganat e juglindjes

Krishtlindja dhe Viti i Ri janë periudha kur shqiptarët kthehen në familjet e tyre për të festuar. Prej datës 20 Dhjetor në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës shifrat e mjeteve dhe qytetarëve që kalojnë kanë ardhur në rritje. Në 48 orët e kaluara vetëm nëpërmjet Kapshticës kanë hyrë 5937 shtetas nga toka greke ndërsa kanë dalë 3716 të tillë.

Ndërkohë në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës në 48 orët e kaluara kanë hyrë drejt vendit tonë në total 4615 shtetas dhe kanë dalë 4259 shtetas.

Në total në të dyja doganat kanë hyrë drejt tokës shqiptare vetëm në 2 ditë 10 mijë e 552 shtetas çfarë tregon se fluksi tashmë ka nisur dhe pritet të shtohet edhe më tepër në fundjavë dhe javën e ardhshme.

Nuk mungojnë as problematikat gjatë këtyre ditëve si rasti i Qafë Thanës mbrëmjen e kaluar e cila ka pasur vonesa për mbi 2 orë për shtetasit që donin të kalonin kufirin drejt Shqipërisë por që autoritetet kanë qenë të pa përgatitura.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.