Festë për Elbasanin, sezonin tjetër ekipi luan në Kategorinë Superiore

Skuadra e Elbasanit është shpallur zyrtarisht dhe matematikisht kampion i Kategorisë së Parë. Këtë gjë e arritën falë triumfit 5-0 përballë Tomorit brenda

Maj 4, 2024 - 22:15
 0
Festë për Elbasanin, sezonin tjetër ekipi luan në Kategorinë Superiore

Skuadra e Elbasanit është shpallur zyrtarisht dhe matematikisht kampion i Kategorisë së Parë.

Këtë gjë e arritën falë triumfit 5-0 përballë Tomorit brenda në “Elbasan Arena”, edhe pasi Bylisi nuk shkoi më tepër se barazimi 0-0 me Vorën.

Një arritje e madhe për të besuarit e Nevil Dedes, që përveç se kanë garantuar ngjitjen në Superiore pas kaq shumë vitesh, mund të paraqiten me petkun e kampionit të Kategorisë së Parë.

Heroi i ndeshjes kundër Tomorit ishte Lleshaj i cili shënoi një tripletë, pastaj vend për realizime patën edhe Greca me Klament. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.