Festoi me fanellën me portretin e Adem Jasharit, Ramadani “tërbon” mediat serbe

Shqipëria është në Europian. Kombëtarja ka marrë pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian. Të gjithë lojtarët festuan së bashku si të ‘çmendur’ për këtë arritje, por festimi që ra në sy ishte ai i […]

Nëntor 18, 2023 - 11:33
 0
Festoi me fanellën me portretin e Adem Jasharit, Ramadani “tërbon” mediat serbe

Shqipëria është në Europian. Kombëtarja ka marrë pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian.

Të gjithë lojtarët festuan së bashku si të ‘çmendur’ për këtë arritje, por festimi që ra në sy ishte ai i Ylber Ramadanit. Ky i fundit u ‘rrëmbeu’ një fanellë tifozëve, e cila mbante portretin e Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jasharit.

Pikërisht për këtë lloji festimi, mediet serbe kanë reaguar duke e quajtur skandaloz festimin e mesfushorit shqiptar.

“FESTIM SKANDALOZ! Futbollisti shqiptar Ylber Ramadani , ka festuar kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Evropian duke veshur një xhup me imazhin e terroristit famëkeq shqiptar Adem Jashari, i cili me UÇK-në vrau serbët”, shkruan një gazetë serbe.

 

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.