Festoi me ‘Shqiponjë’ dopietën, Albion Rrahmani nga Rumania: Kam gjak shqiptari dhe do festoj kështu

Rapidi i Bukureshtit fitoi 3-1 kundër CFR Cluj në kampionatin rumun të futbollit. Për vendasit shënoi dy gola Albion Rrahmani, me ish-sulmuesin e Ballkanit që dhuroi edhe një asist. Pas ndeshjes për mediet në Rumani talenti i Kosovës tregoi se është me gjak shqiptari dhe do festojë me “Shqiponjë” sa herë që shënon. “Unë jam […]

Shtator 26, 2023 - 18:30
 0
Festoi me ‘Shqiponjë’ dopietën, Albion Rrahmani nga Rumania: Kam gjak shqiptari dhe do festoj kështu

Rapidi i Bukureshtit fitoi 3-1 kundër CFR Cluj në kampionatin rumun të futbollit. Për vendasit shënoi dy gola Albion Rrahmani, me ish-sulmuesin e Ballkanit që dhuroi edhe një asist. Pas ndeshjes për mediet në Rumani talenti i Kosovës tregoi se është me gjak shqiptari dhe do festojë me “Shqiponjë” sa herë që shënon.

“Unë jam nga Shqipëria, saktësisht nga Kosova. Kam luajtur atje. Gjaku im është shqiptar dhe dua t’i inkurajoj shqiptarët gjithmonë kur kam mundësi”, është shprehur Rrahmani.

Sulmuesi u zgjodh lojtari i ndeshjes si edhe ishte pjesë e formacionit më të mirë të javës në Rumani. Ai foli edhe për incidentin në ndeshjen mes Rumanisë dhe Kosovës, ku tifozët vendas në Bukuresht shpalosën banderolën “Kosova është Serbi”.

“Nuk e di se çfarë të them, janë gjëra politike për të cilat nuk kam dëshirëtë flas. Unë jam futbollist profesionist dhe e kryej punën time në fushë. Ne shkuam në dhomat e zhveshjes dhe pastaj arbitri na tha që duhet të kthehemi në fushë dhe ne u kthyem. Shpresoj që në ndeshjet e ardhshme kualifikuese që do t’i luajmë në tetor, do të shënojmë fitore”, tregoi mes të tjerash Rrahmani.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.