Fier, 50 vjeçarit i gjejnë në shtëpi 3100 fara kanabisi, kishte mbjellur dhe në oborr

Një 50 vjeçar u arrestua pasi në banesën e tij iu gjetën 3100 fara kanabisi. Policia kishte informacione se banori i fshatit Kreshpan kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në territorin përreth banesës së tij. Nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan 3100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim, u gjetën dhe u […]

Shtator 27, 2023 - 11:10
 0
Fier, 50 vjeçarit i gjejnë në shtëpi 3100 fara kanabisi, kishte mbjellur dhe në oborr

Një 50 vjeçar u arrestua pasi në banesën e tij iu gjetën 3100 fara kanabisi.

Policia kishte informacione se banori i fshatit Kreshpan kishte kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në territorin përreth banesës së tij.

Nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan 3100 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në vijim, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 6 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat i kishte kultivuar në mes të tokës së tij të mbjellë me pemë frutorë, me qëllim fshehjen e tyre” bën të ditur policia e Fierit.

Ndaj 50 vjeçarit rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në hetim në gjëndje të lirë do të jetë dhe nipi i tij 24 vjeçar i cili kundërshtoi policët për arrestimin e 50 vjeçarit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.