Fier/ Grabitësit futen në banesë dhe dhunojnë pronarin, largohen pa marrë asgjë
Një 54-vjeçar është dhunuar në banesën e tij gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Autorët dyshohet se janë futur
Një 54-vjeçar është dhunuar në banesën e tij gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Autorët dyshohet se janë futur në banesë për të vjedhur, por nuk kanë marrë asgjë. Ngjarja u regjistrua në fshatin Baltëz, Fier.
Për shkak të dhunës së ushtruar, 54-vjeçari po merr ndihmë mjekësore, por është jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
What's Your Reaction?