FIFA kërcënon Brazilin/ Institucioni botëror i futbollit dhe Conmebol kërkojnë që të mos ketë ndërhyrje në Federatë

FIFA dhe Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut (Conmebol) i kanë shkruar një letër Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), ku kërcënojnë se si klubet ashtu edhe kombëtarja do të përjashtohen nga garat ndërkombëtare nëse nuk zgjidhet shpejt e pa ndërhyrje të jashtme çështja e presidencës. Reagimi vjen pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së […]

Dhjetor 26, 2023 - 12:53
 0
FIFA kërcënon Brazilin/ Institucioni botëror i futbollit dhe Conmebol kërkojnë që të mos ketë ndërhyrje në Federatë

FIFA dhe Federata e Futbollit të Amerikës së Jugut (Conmebol) i kanë shkruar një letër Konfederatës Braziliane të Futbollit (CBF), ku kërcënojnë se si klubet ashtu edhe kombëtarja do të përjashtohen nga garat ndërkombëtare nëse nuk zgjidhet shpejt e pa ndërhyrje të jashtme çështja e presidencës.

Reagimi vjen pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Rio de Zhaneiros, që më 7 dhjetor mori vendimin që ta hiqte Ednaldo Rodrigues nga presidenca e institucionit të fubollit për parregullsi në zgjedhjen e tij dhe kërkoi zgjedhje të reja duke vendosur përkohësisht në krye José Perdiz.

Në letër thuhet se federatat “e lidhura me FIFA-n duhet të menaxhojnë punët e tyre në mënyrë të pavarur dhe pa ndikim të palëve të treta”.

Për institucionin botëror të futbollit është e palejueshme që të ketë ndikime nga palë të treta që nuk kanë lidhje me futbollin.

FIFA dhe Federata e Futbollit e Amerikës Latine do të dërgojnë një delegacion në Rio de Zhaneiro më 8 Janar në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për krizën, ndërkohë ka sugjeruar që të ndalen nismat, veçanërisht në lidhje me zgjedhjet e reja.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.