Figura e Qazim Mulletit/ Basha kërkon ndjesë: Nuk është vonë të korigjosh gabimet

Lulzim Basha mori pjesë në ceremonite e rastit të kthimit në Shqiperi të eshtrave të Qazim Mulletit. Ai kërkoi ndjese që PD dhe demokratët nuk kanë nderuar si duhet në të kaluarën disa nga figurat e ndritura të vendit tonë, të cilat u denigruan më së shumti gjatë periudhës komuniste. “Pavarësisht kësaj, propaganda komuniste njollosi […]

Gusht 28, 2023 - 12:58
 0
Figura e Qazim Mulletit/ Basha kërkon ndjesë: Nuk është vonë të korigjosh gabimet

Lulzim Basha mori pjesë në ceremonite e rastit të kthimit në Shqiperi të eshtrave të Qazim Mulletit.

Ai kërkoi ndjese që PD dhe demokratët nuk kanë nderuar si duhet në të kaluarën disa nga figurat e ndritura të vendit tonë, të cilat u denigruan më së shumti gjatë periudhës komuniste.

“Pavarësisht kësaj, propaganda komuniste njollosi figurën e tij, duke kujtuar me propagandën që denigron figurën e tij.Edhe pse zgjati më shumë se gjysmë shekulli kjo gënjeshtër është e shpërberë. Eshtrat e Qazim Mulletit do të prehen në vendlindjen e tij. Shpreh vlerësimin për organizatorët që bënë të mundur këtë, por edhe të shpreh ndjesën e thellë të PD që në këtë rast dhe në raste të tjera ne nuk mundën ti qëndrojmë fjalëve dhe pozicioneve tona politike për nderimin e atyre figurave politike që i dhanë kaq shumë kombit por u denigruan dhe mbetën në errësirën e krijuar me kast nga regjimi komunist.Nuk është kurrë vonë të korrigjosh gabim. Prania ime dhe e dy zonjave anëtarë të është shenjë e qartë e kësaj pendese dhe këtij korrigjimi.Ndaj dhënia fund e kësaj propagande, hedhja e dritës shkencore mbi figurat publike dhe kombëtare duke përfshire edhe Qazim Mulletin është një angazhim politik i PD duke filluar me tekstet shkollore dhe duke vazhduar me institucionet”, tha Basha.

/f.stafa

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.