Filmonte personat me aftësi të kufizuara teksa i shante dhe i rrihte, dëbohet nga Italia shqiptari

Një 24-vjeçar shqiptar, banues në Alto Lago është dënuar nga drejtësia italiane për përndjekje, plagosje dhe dhunë. Sipas asaj që bëjnë me dije

Janar 31, 2024 - 14:33
 0
Filmonte personat me aftësi të kufizuara teksa i shante dhe i rrihte, dëbohet nga Italia shqiptari

Një 24-vjeçar shqiptar, banues në Alto Lago është dënuar nga drejtësia italiane për përndjekje, plagosje dhe dhunë.

Sipas asaj që bëjnë me dije mediet italiane, i riu shqiptar përndiqte nëpër rrugët e qytetit “viktimat” e tij, shpesh me aftësi të kufizuara dhe i filmonte.

Ai i fyente, kërcënonte dhe i dhunonte dhe gjithçka e filmonte për t’i poshtëruar më pas.

I riu vepronte edhe me bashkëmoshatarët dhe herë-herë me fytyrën të mbuluar.

Për shkak të krimeve të rënda të kryera, atij iu refuzua rinovimi i lejes së qëndrimit dhe iu nënshtrua një urdhër dëbimi nga prefekti i Komos.

Policia e komisariatit e shoqëroi për në Tiranë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.