Finalja e Europa League, Gjimshiti: Nuk kemi frikë nga Leverkuseni

Ditën e nesërme në orën 21:00 do të luhet finalja e Europa League mes Atalantës dhe Bayer Leverkusen. Në prag të ndeshjes, në

Maj 21, 2024 - 19:35
 0
Finalja e Europa League, Gjimshiti: Nuk kemi frikë nga Leverkuseni

Ditën e nesërme në orën 21:00 do të luhet finalja e Europa League mes Atalantës dhe Bayer Leverkusen.

Në prag të ndeshjes, në konferencën për shtyp të klubit italian, krah trajnerit Gasperini ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti.

31-vjeçari u shpreh se Atalanta e meritoi të ishte këtu dhe se të gjithë janë gati për të shkruar historinë ndaj Bayer Leverkusen.

“Këto janë emocione shumë të bukura, ne jemi të lumtur që kemi arritur deri këtu, pasi e kemi merituar. Nuk ndodh çdo ditë të luash të tilla finale dhe kjo ka qenë një ëndërr që kur kam qenë fëmijë. Nesër fusha do të ketë rëndësi. Të gjithë jemi gati për këtë betejë dhe duam të fitojmë dhe të shkruajmë historinë” – tha fillimisht mbrojtësi “kuqezi”.

Më pas, Gjimshiti u pyet mbi mungesën e De Roon, teksa konfirmoi se mund të jetë ai kapiteni i skuadrës.

Në fund, Gjimshiti theksoi se e respektojnë në maksimum Bayer Leverkusen-in dhe pret një ndeshje shumë të luftuar.

“Nuk ka nevojë për shumë fjalë, ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje dhe me meritë e fituan Bundesliga-n, por ne nuk frikësohemi.

Ata janë një ekip i madh, me një skuadër shumë kompakte dhe shumë të fortë. Ne jemi përballur me Leverkusen dy vite më parë dhe besoj se edhe ata kanë pikat e tyre të dobëta. Natyrisht, e thash edhe pak më sipër se gjithçka nis dhe varet nga ne, nuk duhet të gabojmë, duhet të jemi të përqendruar maksimalisht dhe të shfrytëzojmë gjithçka sepse jemi në finale”– përfundoi Berat Gjimshiti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.