Financimi/ Hekurudhat, Shqipëria synon që për 10 vite të jetë e ndërlidhur me fqinjët

Rrjeti hekurudhor shqiptar po modernizohet, ku do të ketë një sistem të ndërlidhur me shtetet fqinje. Eksperti, njëherazi administrator i rrjetit hekurudhor të mallrave në jug të vendit Dritan Spahiu, ka thënë se po bëhet një punë shumë e mirë, ku sfidë mbetet elektrifikimi. “BE financon 50% grandet për hekurudhat, e kjo tregon rëndësinë ku […]

Prill 26, 2024 - 20:55
 0
Financimi/ Hekurudhat, Shqipëria synon që për 10 vite të jetë e ndërlidhur me fqinjët

Rrjeti hekurudhor shqiptar po modernizohet, ku do të ketë një sistem të ndërlidhur me shtetet fqinje. Eksperti, njëherazi administrator i rrjetit hekurudhor të mallrave në jug të vendit Dritan Spahiu, ka thënë se po bëhet një punë shumë e mirë, ku sfidë mbetet elektrifikimi.

“BE financon 50% grandet për hekurudhat, e kjo tregon rëndësinë ku dhe Shqipëria të jetë pjesë e të njëjtit rrjet si vendet e zhvilluara. Shqipëria po përshtatat infrastruktukturën dhe legjislacionin, tashmë hartuam të gjitha aktet nënligjore. Është bërë një punë shumë e mirë nga Ministria e Infrastrukturës. Synojmë që brenda 2-3 vitesh të kemi të njëjtin kuadër ligjor” – thotë Spahiu.

Duke folur për përfitimet ekonomike dhe mjedisore të hekurudhave, Spahiu ka theksuar se hekurudha Durrës-Prishtinë, është i vetmi projekt që nuk financohet nga BE.

“Punimet në linjën Tiranë- Durrës po avancojnë, nuk ka patur probleme me shpronësimet, sfidë mbetet elektrifikimi i hekurudhës. Linja Tiranë-Rinas është tërësisht e re dhe ka kompleksitetin e vet. Elektrifikimi pritet të bëhet brenda vitit të ardhshëm. Hekurudha Durrës-Prishtinë ka rëndësi dhe është i vetmi projekt që nuk financohet nga BE.  Një projekt strategjik, që duhet të ishte bërë paralelisht me rrugën e Kombit. Do të ketë përfitim, ndërkohë me Greqinë projekti është në fazë fizibiliteti, ndërsa me Maqedoninë e Veriut, diskutimet janë shumë të avancuara”- thotë eksperti i rrjetit hekurudhor.

Brenda këtij viti do të nisë rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, e cila do të përfundojë në vitin 2030, e do të kushtojë 370 milionë euro. Në projektligjin për marrjen e kredisë prej 98 mln euro nga BERZH, ku hekurudha do të jetë elektrike, shkurtohet distanca Shqipëri-Mali i Zi në vetëm 2 orë dhe lidh vendin me ekonomitë e vendeve fqinje. Spahiu thotë se pritet të ketë 1 mln tonë transport mallra në vit.

“Duhet marë parsysh fakti që linja Vorë-Hani Hotit kushton 370 mln euro. Brenda 10 viteve ne do kemi një sistem hekurudhor shumë të ndërlidhur me shtetet fqinje. Vorë- Hani i Hotit pritet të ketë 1 mln ton transport mallra në vit, e cila është shumë e rëndësishme, ndërsa hekurudha Durrës-Tiranë, më shumë do të jetë për transport pasgjerësh, sepse linja është e shkurtër’’-shton eksperti hekuradhave Spahiu.

Ndërkohë me hekurudhën e jugut aktualisht kryhet rreth gjysmë milinë ton në vit transport mallrash, transport që ka volum dhe është rentabël. Ndërsa sa i takon hekurudhës Durrës-Tiranë –Rinas, Spahiu pohon se do të ketë shumë përfitim për turzimin, pasi lidhja me portet dhe aeroportet japin impakt të madh./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.