Firmoset Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore në funksion të procesit të Vettingut

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu dhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali firmosën sot Marrëveshjen e

Shtator 18, 2023 - 15:05
 0
Firmoset Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore në funksion të procesit të Vettingut

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu dhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Bledar Xhemali firmosën sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit në kuadër të përmbushjes së detyrimeve ligjore që janë parashikuar në ligjin nr 12/2018 “Për Vlerësimin Kalimtar dhe Periodik”.

 

Objekt i kësaj marrëveshjeje është bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore për kryerjen e ekzaminimit toksikologjik në mostrat biologjike për përcaktimin e lëndëve narkotike, apo psikotrope nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

 

Njëkohësisht, procesi i vetingut është duke vijuar normalisht në të treja shtyllat e vlerësimit për subjektet e përcaktuara pas hedhjes së shorteve.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.