Fituan bursa studimi në Emiratet e Bashkuara, talebanët ndalojnë shkollimin e vajzave jashtë vendit
Shkollimi i vajzave afgane po pengohet gjithnjë e më shumë pas ardhjes së talebanëve në pushtet. Vajzat do të ndalohen që të kryejnë
Shkollimi i vajzave afgane po pengohet gjithnjë e më shumë pas ardhjes së talebanëve në pushtet. Vajzat do të ndalohen që të kryejnë studimet e larta jashtë vendit.
Të paktën 100 nxënëse përfituan bursë të plotë nga Emiratet e Bashkuara. Kjo shpresë e vetme për ta, duket se është shuar nga përditësimi më i fundit i legjislaturës në Afganistan.
Bursat për gratë afgane u shpallën në dhjetor 2022 pasi talebanët ndaluan gratë nga universiteti. Biznesmenë të ndryshëm arabë u ofruan për të mundësuar shkollimin e tyre.
“Pasi talebanët mbyllën universitetet për gratë, shpresa ime e vetme ishte të merrja një bursë që do të më ndihmonte të studioja jashtë vendit”, thotë studentja 20-vjeçare afgane Natkai, emri i së cilës është ndryshuar për të mbrojtur sigurinë e saj nga ligjet dhe masat e pushtetit.
Disa studente afgane që jetojnë jashtë vendit kanë udhëtuar tashmë në Dubai, duke i “shpëtuar” këtij ligji.
What's Your Reaction?