Fjoralba Ponari largohet përfundimisht nga Top Channel, ja ku do ta shohim këtë sezon

Prej disa kohësh në rrjet po përflitet për reality shown më të ri në Shqipëri, “Ferma Vip” i cili do të transmetohet në ekranin e Vizion Plus. Burime ekskluzive për Vip Magazine, bëjnë me dije se moderimi i është besuar Fjoralba Ponarit e cila prej kohësh ka prezantuar programin e humorist “Portokalli” në Top Channel […]

Mars 7, 2024 - 09:20
 0
Fjoralba Ponari largohet përfundimisht nga Top Channel, ja ku do ta shohim këtë sezon

Prej disa kohësh në rrjet po përflitet për reality shown më të ri në Shqipëri, “Ferma Vip” i cili do të transmetohet në ekranin e Vizion Plus.

Burime ekskluzive për Vip Magazine, bëjnë me dije se moderimi i është besuar Fjoralba Ponarit e cila prej kohësh ka prezantuar programin e humorist “Portokalli” në Top Channel bashkë me Xhemin dhe Salsanon.

Duket se këtë sezon moderatorja do të vijë në një hapësirë të veçantë, në krye të një programi që realizohet për herë të parë në Shqipëri duke shkëputur raportet me Top Channel.

Nga ana tjetër mësohet se kasti i këtij programi nuk është vulosur ende. Disa emra kanë nisur të qarkullojnë në rrjet, megjithatë asgjë nuk është përfundimtare dhe nuk dihet nëse ata do të jenë pjesë e fermës si konkurrentë apo të ftuar specialë.

I vetmi emër i konfirmuar deri tani është ai i Bes Kallakut, i cili në fermë do të vijë jo si moderator por në rolin e kryefermerit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.