Flakadanët gjatë seancës, BKH këqyr nga afër dëmet në sallën e Kuvendit

Seanca e sotme parlamentare, është kthyer sërish në një arenë hedhje të flakadanëve nga deputetët e opozitës, teksa në rendin e ditës ishte diskutimi i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Por ndryshe nga seancat e tjera, një prej flakadanëve shpërtheu në tryezën e deputetëve, duke bërë që mikrofonat dhe disa sende të tjera të përfshiheshin […]

Nëntor 20, 2023 - 11:50
 0
Flakadanët gjatë seancës, BKH këqyr nga afër dëmet në sallën e Kuvendit

Seanca e sotme parlamentare, është kthyer sërish në një arenë hedhje të flakadanëve nga deputetët e opozitës, teksa në rendin e ditës ishte diskutimi i projektbuxhetit të vitit të ardhshëm.

Por ndryshe nga seancat e tjera, një prej flakadanëve shpërtheu në tryezën e deputetëve, duke bërë që mikrofonat dhe disa sende të tjera të përfshiheshin nga flakët.

Në përfundim të seancës, pasi deputetët e maxhorancës dhe opozitës u larguan nga Parlamenti, aty mbërritën punonjësit e BKH-së që nisën të kqyrnin nga afër vendin e ngjarjes.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.