‘Flakë në det’/ Përgjimet që zbuluan grupin kriminal shqiptar në Belgjikë

Gjatë hetimeve që Policia e Shtetit kryente për operacionin “Flakë në det” përgjatë verës së vitit të kaluar, në mënyrë rastësore nga përgjimet dhe hetimet e tjera pro aktive, u zbulua një grup kriminal shqiptarësh, të cilët trafikonin sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika Latine në Belgjikë, por që nuk kanë lidhje me të […]

Janar 11, 2024 - 12:25
 0
‘Flakë në det’/ Përgjimet që zbuluan grupin kriminal shqiptar në Belgjikë

Gjatë hetimeve që Policia e Shtetit kryente për operacionin “Flakë në det” përgjatë verës së vitit të kaluar, në mënyrë rastësore nga përgjimet dhe hetimet e tjera pro aktive, u zbulua një grup kriminal shqiptarësh, të cilët trafikonin sasi të konsiderueshme të kokainës nga Amerika Latine në Belgjikë, por që nuk kanë lidhje me të njëjtin grup të operacionit.

Policia shqiptare identifikoi autorët e veprimtarisë kriminale dhe pas verifikimeve rezultoi se asnjë prej tyre nuk ishte në Shqipëri.

Pas një pune disa javore, 12 shqiptarët u lokalizuan në Antwerp dhe disa qytete të tjera belge. Të gjitha informacionet e mbledhura iu dërguan autoriteteve belge, të cilat rezultuan të vlefshme për hetimet.

Në Belgjikë, disa prej anëtarëve të grupit kriminal, 6 prej tyre, ishin në hetim prej 2022-shit për trafik armësh me drejtues një 51-vjeçar shqiptar, por dosja u plotësua me të dhënat e dërguara atje nga autoritetet shqiptare për trafikun e kokainës që bëhej përmes detit për në portin e Antwerp.

Nga hetimet rezulton se shqiptarët ishin të kujdesshëm në komunikimeve dhe bazë e takimeve për trafikun e drogës ishte një kafene në Antwerp ndërsa drejtues i madh i grupit është një 55-vjeçar shqiptar.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.