“Flasim me sytë e shpirtit”/ Historia e Emiljanos në podcastin e Ramës: Në ’97, granata më dëmtoi shikimin, operacioni në Moskë që më la në errësirë

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e radhës të “Flasim” zgjodhi të flasë me “sytë e shpirtit”, duke ftuar një person që nuk shikon. Emiljano Lule, drejtor i institutit të nxënësve që nuk shohin, rrëfeu se incidentin që i ndodhi me një granatë në 1997. Shpërthimi i dëmtoi shikimin, por fatal për të ishte operacioni që […]

Mars 30, 2024 - 10:55
 0
“Flasim me sytë e shpirtit”/ Historia e Emiljanos në podcastin e Ramës: Në ’97, granata më dëmtoi shikimin, operacioni në Moskë që më la në errësirë

Kryeministri Edi Rama, në podcastin e radhës të “Flasim” zgjodhi të flasë me “sytë e shpirtit”, duke ftuar një person që nuk shikon.

Emiljano Lule, drejtor i institutit të nxënësve që nuk shohin, rrëfeu se incidentin që i ndodhi me një granatë në 1997. Shpërthimi i dëmtoi shikimin, por fatal për të ishte operacioni që kreu katër vite më vonë në Rusi.

1 marsin tani ‘e festoj’ si datën e përvjetorit të humbjes së shikimit, u shpreh Emiljano, në bisedën me kreun e qeverisë.

“Unë rastisa në momentin e gabuar, duke luajtur me disa fëmijë të tjerë, është një detonator që i vendosen granatave. Ato plasin dy herë, por ndoshta për shkak të lagështirës, ajo nuk po shpërthente. Dhe në momentin që afrohem, u futa në këtë vorbullën e çuditshme, ku gjendem edhe sot. Më çuan në spital, por spitali ishte larg. Gjatë rrugës, mbaj mend që shikimin e kisha ende, por të turbullt, pasi baruti kishte depërtuar në sy. Gjatë rrugës, kishte plumba kudo, si gjendje lufte. Shkuam në spital, ishte bosh se ishin si gjendje lufte. Më thanë që ajo copa e metalit do rrijë në sy dhe nuk do të jetë problem. Por, nuk ndodhi ashtu. Pas katër vitesh, shkova të operohesha në Moskë, futem me 100% të shikimit dhe kur dola, nuk shihja asgjë. Ishte 1 mars. 1 marsin tani ‘e festoj’ si datën e përvjetorit të humbjes së shikimit. Disa nga kolegët e mi e presin me të qeshur, disa lotojnë”./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.