Flet babai i 42-vjeçarit që iu bë atentat në ‘Don Bosko’: Nuk i kemi rënë askujt në qafë

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në zonën e Don Boskos në Tiranë, këtë të enjte. Makina e 42-vjeçari Rudolf Zefi me të cilën po lëvizte u qëllua me armë zjarri nga një person që lëvizte në këmbë. Ndërkohë babai i 42-vjeçarit ka thënë për ABC News se nuk kanë pasur asnjë problem. “Nuk […]

Dhjetor 14, 2023 - 12:06
 0
Flet babai i 42-vjeçarit që iu bë atentat në ‘Don Bosko’: Nuk i kemi rënë askujt në qafë

Të shtëna me armë zjarri u raportuan në zonën e Don Boskos në Tiranë, këtë të enjte.

Makina e 42-vjeçari Rudolf Zefi me të cilën po lëvizte u qëllua me armë zjarri nga një person që lëvizte në këmbë. Ndërkohë babai i 42-vjeçarit ka thënë për ABC News se nuk kanë pasur asnjë problem.

“Nuk i kemi rënë askujt në qafë. Nuk e di përse na ka ardhur”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka treguar se në automjet kanë qenë dy djemtë e tij, dhe jo vetëm 42-vjeçari siç edhe u raportuar fillimisht.

Në makinë janë evidentuar katër plumba në xham. “Mi ka shpëtuar zoti”, ka thënë ndër të tjera ai.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.