Flet mes lotësh kolegia e edukatores që vdiq bashkë me nënën: Më mori në telefon…

Në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, kolegia e Ornelës që u gjet e pajetë dje bashkë me nënën, ka treguar bisedën e fundit mes tyre. Kolegia Majlinda Duni tha se ditën e diel mori një telefonatë nga Ornela, e cila e kishte lajmëruar që nuk do të vinte në punë ditën e hënë, për […]

Shkurt 2, 2024 - 14:41
 0
Flet mes lotësh kolegia e edukatores që vdiq bashkë me nënën: Më mori në telefon…

Në një lidhje telefonike për “Shqipëria Live”, kolegia e Ornelës që u gjet e pajetë dje bashkë me nënën, ka treguar bisedën e fundit mes tyre.

Kolegia Majlinda Duni tha se ditën e diel mori një telefonatë nga Ornela, e cila e kishte lajmëruar që nuk do të vinte në punë ditën e hënë, për shkak të gjendjes shëndetësore të nënës së saj. Mirëpo, ajo nuk u paraqit as në ditët në vijim, çka shqetësoi kolegët, të cilët e telefonuan por nuk morën kurrë përgjigje. Ajo e përshkruan Ornelën si vajzë të buzëqeshur dhe që nuk kishte shprehur asnjë shqetësim për shëndetin.

Ornela ka punuar pranë kopshtit të Vithkuqit prej 8 vjetësh. Ka qenë një kolege… që se besojmë ende çfarë ka ndodhur dhe jemi shokuar nga ngjarja. Më ka telefonuar të dielën që kishte nënën sëmurë dhe nuk do vinte të hënën. Ditën e hënë e kemi telefonuar, i kemi shkruar por mesazhi nuk u lexua asnjëherë.

Të hënën e quajtëm të justifikuar dhe nuk e shqetësua, të martën  kemi marrë disa herë i kemi shkruar i kemi dërgua mesazh por telefonat ishte i mbyllur. Ishim të mendimit ti shkonim në shtëpi, por nuk u përgjigj njeri. U shqetësuam, vendosë të komunikojmë me mbesën e saj mos ndoshta dinin gjë, por tha se ata nuk kishin mundur dot të lidheshin me Ornelën. Kur morëm vesh lajmin, na tronditi. Ornela ka qenë gjithmonë njeri i përkushtuar për familjen, sidomos për nenën e saj. Problemet i shprehte, më ka marrë në telefon dhe më ka thënë kam çuar mamanë në spital me oksigjen të ulët.

Gjithmonë a qenë njeri i shëndetshëm, njeri i qeshur, i komunikueshëm, e gjente gjuhën me fëmijët, këto do mbajmë mend nga Ornela. Asnjëherë nuk është shprehur për probleme shëndetësore. E kemi humbje që nuk e di si mund...”-tregoi ajo.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.