Flet vëllai i 31-vjeçares që vdiq tek “Spitali Amerikan”: E operuan pa firmën e prindërve

Arenc Hasalla, vëllai i së ndjerës Lirida Hasalla, e cila humbi jetën pas një ndërhyrje plastike në spitalin Amerikan 2, ka treguar për Report Tv se si mjekët e futën në operacion motrën e tij edhe pse kjo e fundit vuante nga kanceri. Ai thotë se mjekët i kanë thënë motrës se nuk ka pasur […]

Janar 31, 2024 - 11:25
 0
Flet vëllai i 31-vjeçares që vdiq tek “Spitali Amerikan”: E operuan pa firmën e prindërve

Arenc Hasalla, vëllai i së ndjerës Lirida Hasalla, e cila humbi jetën pas një ndërhyrje plastike në spitalin Amerikan 2, ka treguar për Report Tv se si mjekët e futën në operacion motrën e tij edhe pse kjo e fundit vuante nga kanceri.

Ai thotë se mjekët i kanë thënë motrës se nuk ka pasur rrezik nëse i nënshtrohej kësaj ndërhyrje kirurgjikale për të cilën janë paguar 4 mijë euro, sipas familjarëve. Ai thotë se motra nuk dihej të ishte futur fare në operacion pasi trupi i saj nuk e përballonte narkozën, duke qenë se prej 2 vitesh vuante nga kanceri. Ai tregon për Report Tv se motrës i ndalohej edhe të hiqte dhëmballë, apo të merrte antibiotikë pasi vuante nga kanceri në mitër. Tumori sipas familjarëve i është përhapur në 75% të trupit. 

“E ndjera e kishte emrin Lirida Hasalli, 28 vjeç. Vuante nga një sëmundje kanceri dhe kurohej në Belgjikë. Vjen në Shqipëri për të bërë një vizitë te Amerikani, për të bërë një operacion për të hequr disa kile. Ajo nuk duhet të ishte operuar fare sipas mjekëve se nuk i lejohet. Duke parë edhe kartelën që ka nuk duhet ta lejojnë fare. Kishte 2 vite që kurohej. Kishte përmirësime kohët e fundit, sëmundja e tillë që nuk e lejon me bo asnjë lloj veprimi, as me heq dhëmballë, as antibiotikë asgjë. Me dëshirën e saj ka shkuar, ndoshta se ka ditë që mund të ishte shumë e rrezikshme. Mjekët i kanë thënë s’ke pas rrezik. Ajo s’duhej të ishte futur fare në operim, narkozën nuk e pranon fare trupi me kancer.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.