Fluks udhëtarësh në Durrës, mbi 2400 pasagjerë u nisën me dy tragete drejt Italisë
Rikthehet fluksi i udhëtarëve, tashmë me drejtim portet e vendit fqinj, Italisë. Mbrëmjen e të mërkurës u nisën dy tragete nga porti i Durrësit drejt atij të Barit me 2432 pasagjerë. Pasi kaluan festat e fundvitit në vendlindje, emigrantët kthehen ne vendet e tyre të punës. “Qëndrova 10 ditë me fëmijët, u kënaqëm.”, tha një […]
Rikthehet fluksi i udhëtarëve, tashmë me drejtim portet e vendit fqinj, Italisë. Mbrëmjen e të mërkurës u nisën dy tragete nga porti i Durrësit drejt atij të Barit me 2432 pasagjerë.
Pasi kaluan festat e fundvitit në vendlindje, emigrantët kthehen ne vendet e tyre të punës.
“Qëndrova 10 ditë me fëmijët, u kënaqëm.”, tha një emigrant
“Shqipëria është e bukur shumë, nuk ka si vendi jot. Kam 23 vite në Itali por nuk ka si Shqipëria.”, shtoi një tjetër.
“Kam 2 vite që nuk vij në Shqipëri për Vitin e Ri, ka ndryshuar çdogjë. vendi është bërë më i bukur.”, u shpreh emigranti tjetër.
Burime nga kapiteneria bënë të ditur se nga kjo e enjte nisin lundrimet e dyfishta të trageteve nga porti i Durrësit. Për përballimin e fluksit të pasagjerëve në dalje, ka nisur aplikimi i masave shtesë. 22 sportele janë vënë ne dispozicion të përpunimit në kohë dhe pa vonesa të pasagjerëve dhe mjeteve.
/a.r
What's Your Reaction?