FMN-ja ngre parashikimin e rritjes së Kinës sivjet në 4.6%

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ngriti parashikimin e rritjes ekonomike të Kinës për vitin 2024 në 4.6 për qind të martën, nga vlerësimi i mëparshëm prej 4.2 për qind. Ngritja e parashikimit vjen për shkak të rritjes më të fortë sesa pritej më 2023 dhe shtimit të shpenzimeve qeveritare për gatishmërinë në rastet e fatkeqësive. Globalisht, […]

Janar 31, 2024 - 14:55
 0
FMN-ja ngre parashikimin e rritjes së Kinës sivjet në 4.6%

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ngriti parashikimin e rritjes ekonomike të Kinës për vitin 2024 në 4.6 për qind të martën, nga vlerësimi i mëparshëm prej 4.2 për qind.

Ngritja e parashikimit vjen për shkak të rritjes më të fortë sesa pritej më 2023 dhe shtimit të shpenzimeve qeveritare për gatishmërinë në rastet e fatkeqësive.

Globalisht, FMN-ja parashikon një rritje 3.1 për qind këtë vit, 0.2 pikë përqindjeje më shumë se parashikimi i mëparshëm, gjë që pasqyron besimin më të madh në masat fiskale të Kinës dhe qëndrueshmërinë në Shtetet e Bashkuara e në disa ekonomi të mëdha në zhvillim.

Perspektivat pozitive të Kinës ofrojnë potencial të mëtejshëm për rritjen globale. FMN-ja identifikoi faktorë të ardhshëm të rritjes, si reformat shtesë në sektorin e pronave dhe mbështetjen fiskale më të madhe sesa pritej, që mund të rritë besimin e konsumatorit dhe kërkesën private citon CMG.

Ndërkohë, inflacioni global pritet të ulë gradualisht, duke arritur 5.8 për qind këtë vit dhe 4.4 për qind vitin e ardhshëm. Sfida kryesore për hartuesit e politikave do të jetë menaxhimi i kësaj rënieje me sukses, përshtatja e politikës monetare sipas dinamikave bazë të inflacionit dhe mbajtja gradualisht e një qëndrimi më pak kufizues, theksoi FMN.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.