Foltorja, që s’ka asnjë vulë, s’njeh asnjë firmë e nuk ekziston askund

Nga Namir Lapardhaja Foltorja, që s’ka asnjë vulë, s’njeh asnjë firmë, nuk është e regjistruar në asnjë gjykatë, nuk njeh dhe nuk e njeh asnjë institucion, përveç vetes, asnjë vendim Apeli, përveç Zhukrit, nuk ka respektuar asnjë institucion juridik, asnjë hetues, prokuror, gjyqtar. Që ka sharë e fyer me libër shtëpie Prokuror të Përgjithshëm, prokurorë […]

Nëntor 13, 2023 - 19:29
 0
Foltorja, që s’ka asnjë vulë, s’njeh asnjë firmë e nuk ekziston askund

Nga Namir Lapardhaja

Foltorja, që s’ka asnjë vulë, s’njeh asnjë firmë, nuk është e regjistruar në asnjë gjykatë, nuk njeh dhe nuk e njeh asnjë institucion, përveç vetes, asnjë vendim Apeli, përveç Zhukrit, nuk ka respektuar asnjë institucion juridik, asnjë hetues, prokuror, gjyqtar.

Që ka sharë e fyer me libër shtëpie Prokuror të Përgjithshëm, prokurorë të SPAK-ut, gjyqtarë të GJKKO-së, që i fshihet oficerëve të policisë gjyqësore, që nuk i përgjigjet hetuesve të SPAK-ut, që kur u venë për t’i njoftuar vendimin e gjykatës futen në tualet dhe bëjnë sikur janë pa qejf, që ka penguar ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës, që sulmon mëngjes e mbrëmje, vetëm për t’i trëmbur dhe mbajtur larg, zonja dhe zotërinj vetëm pse ata/ato janë duke i hetuar dhe duke zbatuar ligjin, që refuzon të paraqiten të hënën e parë dhe të tretë të muajit para hetuesve të BKH-së për të dhënë emrin dhe mbiemrin dhe për të dëshmuar se nuk janë arratisur.

Që s’ka asnjë rekord të zbatimit të vendimeve të gjykatave të këtij vendi, që me shembullin e saj është armiku numër një se si nuk duhet të jetë një formacion politik në raport me institucionet e ligjit, që për të mbrojtur veten shkel çdo parim dhe çdokënd që jep një mënyrë alternative të menduari dhe gjykuari…, qenka gëzuar dhe është shprehur e entuziazmuar se një gjyqtar i Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës paska dhënë një vendim të ndërmjetëm pezullimi derisa çështja të zgjidhet e plotë dhe në mënyrë tërësore në Gjykatën e Lartë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.