“Forca Shqipëri”/ Sylvinho premton: Jam i lumtur për shqiptarët. Seriozitet maksimal edhe në 3 finalet e mbetura

Shqipëria bindi edhe më skeptikët mbrëmë, teksa ia doli të triumfojë ndaj një rivali mjaft të vështirë si Polonia. Një sukses 2-0 me meritë dhe tashmë kualifikimi në Europian është mëse i mundur. Nëse kuqezinjtë po bëjnë paraqitje të mira, padyshim se një meritë e ka edhe trajneri Sylvinho. Tekniku brazilian ka bërë një postim […]

Shtator 11, 2023 - 17:05
 0
“Forca Shqipëri”/ Sylvinho premton: Jam i lumtur për shqiptarët. Seriozitet maksimal edhe në 3 finalet e mbetura

Shqipëria bindi edhe më skeptikët mbrëmë, teksa ia doli të triumfojë ndaj një rivali mjaft të vështirë si Polonia. Një sukses 2-0 me meritë dhe tashmë kualifikimi në Europian është mëse i mundur. Nëse kuqezinjtë po bëjnë paraqitje të mira, padyshim se një meritë e ka edhe trajneri Sylvinho. Tekniku brazilian ka bërë një postim në rrjetet sociale, një ditë pas sfidës në “Air Albania”.

“Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme. Jam shumë i lumtur që këto rezultate i kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve. Kemi përpara tre finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final, Forca Shqipëri” – Shkruan ai. Ekipi kuqezi mbyll kështu ndeshjet e muajit shtator me 4 pikë, pasi përveç fitores me polakët, përfaqësuesja jonë barazoi para pak ditësh 1-1 me Çekinë./m.j

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.