Forcat e xhenios largojnë municionet luftarake në Mat

Pas shqetësimit të ngritur nga banorë të fshatit Komsi në Mat mbi pretencën e municioneve luftarake të pa shpërthyera tek ish depot e

Nëntor 2, 2023 - 16:10
 0
Forcat e xhenios largojnë municionet luftarake në Mat

Pas shqetësimit të ngritur nga banorë të fshatit Komsi në Mat mbi pretencën e municioneve luftarake të pa shpërthyera tek ish depot e armatimit në vendin e quajtur “Pylli i kadiut”, kanë mbërritur pranë vendit të ngjarjes forcat e xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

Ekspertët bënë të mundur largimin e municioneve luftarake ku ishin pikasur nga banorët.

 

Pasi janë siguruar që nuk përbëjnë rrezik gjatë transportit, forcat xhenio i kanë marrë në automjetin e tyre.

 

Ish depot e armatimit në fshatin Komsi të Matit prej më shumë se 20 vitesh janë jashtë funksionit.

 

Ashtu si shumë zona të tjera armatimi në vendin tonë, edhe kjo nuk i shpëtoi marrjes së minucioneve nga qytetar të ndryshëm.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.