Forcat speciale “blindojnë” Shkodrën për të arrestuar mikun e Martinajt, vrasin qenin pasi sulmojnë banesën

RENEA dhe FNSH ka blinduar mbrëmjen e djeshme fshatin Grudë në Shkodër, për të arrestuar një nga emrat e njohur të drejtësisë, Eljon Hato. Ky i fundit, njohet si miku i ngushtë i Ervis Martinajt dhe rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje kriminale. Policia ka pasur informacione se miku i Martinajt lëvizte lëvizte […]

Janar 16, 2024 - 10:09
 0
Forcat speciale “blindojnë” Shkodrën për të arrestuar mikun e Martinajt, vrasin qenin pasi sulmojnë banesën

RENEA dhe FNSH ka blinduar mbrëmjen e djeshme fshatin Grudë në Shkodër, për të arrestuar një nga emrat e njohur të drejtësisë, Eljon Hato. Ky i fundit, njohet si miku i ngushtë i Ervis Martinajt dhe rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Policia ka pasur informacione se miku i Martinajt lëvizte lëvizte përreth zonës dhe mund të ishte në banesë, duke bërë që forcat speciale të ndërhynin në mes të natës me qëllim arrestimin e tij. Por jo gjithçka shkoi sipas planit. Policia ka hyrë në banesë dhe ka bërë kontroll, por nuk kanë gjetur asgjë. Gjatë operacionit, Forcat Speciale kanë qëlluar mbi qenin e shtëpisë duke e vrarë dhe kanë plagosur qenin tjetër.

Elton Hato, një emër me rekorde kriminale, ka qenë i përfshirë në vrasjen e bujshme në zonën e ish-bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë një person. I konsideruar “ushtari” i Ervis Martinajt, Eljon Hato mbeti i plagosur në përplasjen me armë brenda lokal “Monopol” ku u vra Fabiol Gaxha.

Më 12 maj të vitit 2014, Eljon Hato, asokohe 24 vjeç nën efektin e alkoolit ka vrarë një moshatarin e tij pas një sherri banal.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.