Forcimi i lekut/ Banka e Shqipërisë do të blejë deri 330 milionë euro nga tregu

Duket se për këtë vit Banka e Shqipërisë ka vendosur të jetë shumë më energjike në ndërhyrjet për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit. Ajo ka shtuar ndjeshëm shumat e parashikuara për blerjen e eurove në tregun e brendshëm, të cilat mund të arrijnë deri në 330 milionë euro. Si çdo fillim viti, Banka […]

Janar 3, 2024 - 20:26
 0
Forcimi i lekut/ Banka e Shqipërisë do të blejë deri 330 milionë euro nga tregu

Duket se për këtë vit Banka e Shqipërisë ka vendosur të jetë shumë më energjike në ndërhyrjet për të mbajtur nën kontroll kursin e këmbimit. Ajo ka shtuar ndjeshëm shumat e parashikuara për blerjen e eurove në tregun e brendshëm, të cilat mund të arrijnë deri në 330 milionë euro.

Si çdo fillim viti, Banka e Shqipërisë ka publikuar kalendarin e ndërhyrjeve në tregun valutor. Për këtë vit janë parashikuar në total 20 ankande, përmes të cilëve Banka e Shqipërisë synon të blejë 250-330 milionë euro deri në fund të 2024. Ankandet do të nisin nga mesi i shkurtit dhe do të vijojnë deri më 20 dhjetor. Shuma e blerjes në çdo ankand do të variojë nga 5 deri në 10 milionë euro, ndërkohë që rritja e parashikimeve për ndërhyrje në tregun valutor paralajmëron se Banka e Shqipërisë vijon të presë vijim të tendencës zhvlerësuese të euros në tregun tonë financiar.

Shifrat janë shumë më të larta se parashikimet fillestare të ndërhyrjeve për vitin e shkuar. Për vitin 2023, kalendari fillestar i ankandeve parashikonte blerje që mund të varionin nga dyshemeje prej 160 milionë eurove deri në vlerën maksimale prej 220 milionë eurosh. Ndërhyrje që rezultuan krejtësisht të pamjaftueshme gjatë vitit të shkuar, veçanërisht duke parë mbiccmimin e fortë të lekut sidomos gjatë muajit korrik të vitit të shkuar. Shkak për të cilin, më datë 3 gusht, Banka e Shqipërisë, vendosi ta rrisë shumën e blerë në intervalin midis 220 dhe 300 milionë eurove.

Vendim që gjithësesi nuk solli asnjë efekt të dukshëm në tendencën zhvlerësuese të euros. Në asnjë prej blerjeve të Bankës së Shqipërisë nuk u vërejt ndonjë ndalim domethënës i tendencës mbiçmuese të lekut, tendencë e cila pas muajit korrik, u rishfaq me mbërritjen e festave të nëntorit. Ndërkohë që duke parë volumin shumë të lartë të eurove në treg, qoftë edhe ato që qarkullojnë në kanale zyrtare, vështirë se edhe shtimi i ndërhyreve në 330 milionë euro do ndikojë në raortin e saj me monedhën tonë kombëtare.

/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.