Formacioni i mundshëm ndaj Çekisë, Sylvinho vjen pa surpriza

Sot në mbrëmje gjithë vëmendja është tek kombëtarja shqiptare. Kuqezinjtë përballen me Republikën Çeke dhe në rast të një fitoreje, rruga për në Gjermani do të ishte shumë e thjeshtë. Ekipi mbylli përgatitjet në Arenën Kombëtare, ku një tjetër lojtar ka shqetësuar trajnerin Sylvinho. Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për kuqezinjtë për […]

Tetor 12, 2023 - 11:05
 0
Formacioni i mundshëm ndaj Çekisë, Sylvinho vjen pa surpriza

Sot në mbrëmje gjithë vëmendja është tek kombëtarja shqiptare. Kuqezinjtë përballen me Republikën Çeke dhe në rast të një fitoreje, rruga për në Gjermani do të ishte shumë e thjeshtë.

Ekipi mbylli përgatitjet në Arenën Kombëtare, ku një tjetër lojtar ka shqetësuar trajnerin Sylvinho. Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për kuqezinjtë për shkak se ka ndjerë dhimbje në gjurin e operuar. Stafi mjekësor nuk ka preferuar ta rrezikojë 22-vjeçarin dhe për këtë lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për trajnerin Sylvinho.

Sa i përket formacionit që braziliani pritet të hedhë në fushë, nuk do të ketë shumë ndryshime nga ndeshja me Poloninë. Në portë e nis Berisha, mbrojtja nga krahët me Hysaj dhe Mitaj, ndërsa në qendër, në mungesë të Ismajlit, me shumë gjasa do të luajë Arlind Ajeti së bashku me Berat Gjimshitin. Mesfusha me Asllanin dhe Ramadanin që do të jenë në vijën e parë dhe pëpara tyre qëndron Nedim Bajrami, ndërsa sulmi është me treshen Asani, Seferi dhe në qendër Sokol Cikalleshi.

Kuqezinjtë janë vetëm një hap larg një bilete për në Gjermani. Dueli luhet sot në mbrëmje, duke nisur prej orës 20:45, në Arenën Kombëtare, në Tiranë.
/f.s

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.