Forumi i Bledit në Slloveni “bën bashkë” Ramën dhe Kurtin më 28 dhe 29 gusht

Më 28 dhe 29 gusht do të mbahet në Slloveni konferenca ndërkombëtare e Forumit strategjik të Bledit, e cila është konferenca në Evropën Qendrore dhe Juglindore. Në këtë konferencë dyditore do të marrë pjesë nga Shqipëria kryeministri Edi Rama, ndërsa nga Kosova do të jetë kryeministri Albin Kurti. Pjesëmarrja e të dy kryeministrave në këtë […]

Gusht 20, 2023 - 18:53
 0
Forumi i Bledit në Slloveni “bën bashkë” Ramën dhe Kurtin më 28 dhe 29 gusht

Më 28 dhe 29 gusht do të mbahet në Slloveni konferenca ndërkombëtare e Forumit strategjik të Bledit, e cila është konferenca në Evropën Qendrore dhe Juglindore.

Në këtë konferencë dyditore do të marrë pjesë nga Shqipëria kryeministri Edi Rama, ndërsa nga Kosova do të jetë kryeministri Albin Kurti.

Pjesëmarrja e të dy kryeministrave në këtë forum do të jetë edhe përballja e parë mes Ramës dhe Kurtit pas debateve në distancë gjatë muajve të fundit, që pas anulimit të mbledhjes së dy qeverisë më 14 qershor në Gjakovë.

Nga rajoni, do të marrë pjesë po ashtu kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Pjesë e kësaj konference do të jenë edhe i dërguari special i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel

Konferenca është një mbledhje e pjesëmarrësve nga fusha të ndryshme duke shkëmbyer pikëpamje dhe ide për të adresuar sfidat e tanishme dhe sfidat e së ardhmes.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.