Forumi Strategjik, kryeministri Rama mbërrin në Bled të Sllovenisë
Kryeministrin e vendit Edi Rama ka mbërritur pasditen e së hënës në Slloveni për Forumin Strategjik të Bled, i cili do të zhvillohet sot dhe nesër. Ky forum i titulluar “Solidariteti për të ardhmen globale” organizohet për herë të 18-të dhe këtë vit do të përmbajë tre panele që do t’i referohen të ardhmes së Evropës dhe […]
Kryeministrin e vendit Edi Rama ka mbërritur pasditen e së hënës në Slloveni për Forumin Strategjik të Bled, i cili do të zhvillohet sot dhe nesër.
Ky forum i titulluar “Solidariteti për të ardhmen globale” organizohet për herë të 18-të dhe këtë vit do të përmbajë tre panele që do t’i referohen të ardhmes së Evropës dhe në lidhje me Partneritetin Lindor, Partneritetin Jugor dhe Ballkanin Perëndimor.
Ditën e Martë është planifikuar një panel për Ballkanin Perëndimor në nivelin e ministrave të Jashtëm.
Në këtë panel për Ballkanin Perëndimor është planifikuar pjesëmarrja e të dërguarit special të BE-së për dialogun Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak.
I pranishëm do të jetë dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ky forum do shënojë dhe takimin e parë të kryeministrit Rama me Kurtin pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive më 14 Qershor.
/f.stafa
What's Your Reaction?