FOTO/ Dua Lipa feston 28-vjetorin, urimi special i babait të këngëtares
Këngëtarja Dua Lipa feston ditëlindjen. Një urim special për ditëlindjen e 28-të ajo e mori nga babai i saj Dukagjini. Ai ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale së bashku me yllin e popit ku shkruan. “Urime ditëlindjen dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe kurrë mos ndalo të jesh e mrekullueshme. Të dua.” Dua Lipa […]
Këngëtarja Dua Lipa feston ditëlindjen. Një urim special për ditëlindjen e 28-të ajo e mori nga babai i saj Dukagjini.
Ai ka postuar disa fotografi në rrjetet sociale së bashku me yllin e popit ku shkruan.
“Urime ditëlindjen dashuria ime. Vazhdo të shkëlqesh dhe kurrë mos ndalo të jesh e mrekullueshme. Të dua.”
Dua Lipa ka lindur më 22 Gusht 1995 në Londër dhe është vajza e Dukagjinit dhe Anesës.
Dy prindërit u larguan nga Kosova për shkak të situatës së pasigurisë atje në vitin 1990. Megjithatë, Dua i ka qëndruar gjithmonë besnike rrënjëve të saj, ka folur gjithmonë hapur për origjinën shqiptare.
Vlen të theksohet që pas mosmarrëveshjeve financiare me shtëpinë diskografike me të cilën Dua punonte, babai i saj mori përsipër të bëhej menaxher i artistes së njohur.
Menaxhimi ka rezultuar një sukses pasi karriera muzikore e Duas njeh vetëm arritje.
What's Your Reaction?