FOTO e policit të arrestuar në Fier/ Në banesë i gjejnë doza me kokainë, hashash e peshore

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e Lorenc Gropës me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier I cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Ai akuzohet se është pjesë e grupit të personave që shisnin lëndë narkotike, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos. […]

Maj 25, 2024 - 11:55
 0
FOTO e policit të arrestuar në Fier/ Në banesë i gjejnë doza me kokainë, hashash e peshore

1716625284_lorencgropa.jpg

Shqiptarja.com dhe Report Tv siguron foton e Lorenc Gropës me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier I cili është arrestuar mbrëmjen e djeshme. Ai akuzohet se është pjesë e grupit të personave që shisnin lëndë narkotike, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.

Nga kontrolli i banesës së punonjësit të policisë u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë. Shqiptarja.com

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.